Një befasi nga nipi ngjalli shumë emocione për gjyshën, i cili i sjelli një tortë për ditëlindjen e saj të 76-të.
Ajo nuk mund t’i mbante lotët tek sa tregon sa shumë është e lidhur me nipin e saj, për të cilin thotë se e ka nip, por edhe djalë që s’e kishte.
“Ky është Lumi, nipi i jem i parë dhe djali që s’e kam pasur kurrë, sepse nuk kam unë, veç këtë vajzë e kam. Jetoj me vajzën, vajza u martu, ka katër fëmijë dhe jetoj me të dhe faleminderit shumë që nuk më ka lënë vetëm.
Lumi e ka gjyshën, e kujdesem shumë për të edhe Lumi për mua. Asnjë mëngjes nuk zgjihet pa më përqafë dhe pa më thënë ditën e mirë e me shku në shkollë.
Është aq i kujdesshëm, e ishalla ky rritet e unë atëherë nuk jam, se i kam 76 vjet e ky ka me u bam ë i miri e të gjitha të mirat gjyshja ia uron”, rrëfen ajo.