Vuçiq: Situata në veri e tensionuar, kryetarët e “rrejshëm” nuk do të pranohen kurrë nga serbët

Lajme

Vuçiq: Situata në veri e tensionuar, kryetarët e “rrejshëm” nuk do të pranohen kurrë nga serbët

Më: 18 maj 2023 Në ora: 13:21
Aleksandar Vuçiq

Situata është shumë e tensionuar, ata do të tentojnë nesër në ndërtesën e komunës në Mitrovicën e Veriut të mbajnë seanca konstituive për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarët e “rrejshëm” të mbështetur nga ambasadat e Quintit, në zgjedhjet më të këqija, me një dalje mesatare prej 3.4 për qind, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se dje ka pasur një konferencë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Schole, të dërguarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ambasadoren Hill.

“Situata është shumë e vështirë dhe e tensionuar, sidomos në veri të Kosovës. Unë po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen, sepse ata kurrë nuk do të pranohen për kryetarë komunash. Ky është një akt dhune ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar një atmosferë në të cilën ata do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Vuçiq.

I pyetur për të komentuar njerëzit që kanë ardhur nga veriu i Kosovës në Beograd dhe tubimin e planifikuar për 26 maj, presidenti i ka falënderuar publikisht.

“Faleminderit për vëmendjen dhe respektin, nuk ishte e vështirë për këta njerëz të largoheshin në këmbë, ata e dinë se si është situata reale, sa e vështirë është dhe sa dhe si luftoi udhëheqja e shtetit. Mesazhi im për ta është që “Ne do të luftojmë së bashku që populli ynë në Kosovë të mbijetojë dhe të ruajë Kushtetutën tonë. Dhe sa jam i shqetësuar për atë që do të ndodhë nesër, më mirë të mos ju them”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat