“Po e stabilizojnë destabilizuesin e tyre”, Trajkoviq kritikon serbët që shkuan në këmbë për mitingun e Vuçiqit

Lajme

“Po e stabilizojnë destabilizuesin e tyre”, Trajkoviq kritikon serbët që shkuan në këmbë për mitingun e Vuçiqit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:08
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kritikuar serbët e Kosovës që u nisën në këmbë për të marrë pjesë në një miting të presidentit serb.

Ajo për Listën Srpska ka thënë se nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit.

“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre.

Lista serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq për serbët nga Kosova që u nisën në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe, të planifikuar për 26 maj në Beograd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat