Kritikat në Senat që po punojnë me një politikan si Vuçiq, Chollet: Po testojmë diçka, me sy të hapur

Lajme

Kritikat në Senat që po punojnë me një politikan si Vuçiq, Chollet: Po testojmë diçka, me sy të hapur

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:37
Vuciq- Chollet

Një shkrim i gjatë i gazetës The New York Times e ka lidhur presidentin serb Aleksandar Vuçiq me botën e krimit të organizuar, vrasjet e korrupsionin. Për këtë artikull është pyetur të enjten në Senat Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Derek Chollet, i cili e ka quajtur kredibil tekstin e gazetës, duke thënë se janë duke bërë një test me liderin serb.

Ai ka thënë se “testimi” i Vuçiqit po bëhet me “sy të hapur”.

“Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiqin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon”, ka deklaruar ai.

Chollet ka thënë se luftimi i korrupsionit në rajon, është prioritet i lartë i SHBA-së.

“Kjo nuk ndodhë vetëm në një pjesë të rajonit, korrupsioni e mban rajonin larg integrimit në BE, ky është një prioritet i lartë për ne, ambasadat tona punojnë fort në lidhje me këtë dhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të madhe”, ka thënë Chollet.

Në fjalën e tij, Chollet ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se as njëra e as tjetra nuk janë duke e implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.

“Nuk po shohim shumë implementim nga asnjëra palë. Z. Escobar është shumë i foksuar në këtë çështje.  Unë pata rastin të bisedojë me Borell gjatë vikendit. BE është mjaftë e fokusuar dhe kjo është arsyeja që ne jemi duke përdorur diplomaci intensive që palët t’a implementojnë marrëveshjen”, ka deklaruar Chollet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat