Trajkoviq analizon situatën në Serbi: Vuçiqi u kap mat

Lajme

Trajkoviq analizon situatën në Serbi: Vuçiqi u kap mat

Më: 20 maj 2023 Në ora: 21:46
Trajkoviq, Vuqiq

Në Serbi është mbajtur një marsh masiv kundër dhunës dhe vrasjeve pas ngjarjeve tragjike atje. Ndërkohë që bashkë me këtë kauzë po kërkohet edhe dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksnader Vuçiqit..

Rrugët e stërmbushura me protestues po shihen edhe si thyerje e mitit të Aleksander Vuçiqit, pasi që si rezultat i lidhjeve të tij me botën e krimit ka mbajtur gjithçka të kontrolluar nën shputën e tij.

Se miti për “Vuçiqit si strateg i madh” është thyer e thotë edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq. Në një reagim në “twitter” Trajkoviq shkruan se Vuçiqit tashmë i ka mbetur vetëm “dhuna” si mjet.

Por shton se s’mund ta përdorë dhunën për t’iu përgjigjur protestive kundër dhunës.

“Është mat”, shkruan Trajkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat