Ramiz Gashi, pronar i kompanisë RELUX punëson kryefamiljarin e familjes që kanë krijuar strehë në mbikalimin afër shkollës së mjekësisë në Prishtinë.
Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin, derisa ishte duke treguar vështirësitë e jetës Zeqir Sokolrexha me prejardhje nga Peja, babi i pesë fëmijëve me të cilat ka krijuar strehë në mbikalimin te rrethi i flamurit, atij i erdh një ofertë punë nga partneri i emisionit.
Moderatori Arben Ahmeti, e pyet nëse dëshiron të punoj ai pranon.
“Mund të vij që sot të filloj punën në kompaninë tonë, pagën do ta ketë 550 euro si fillim” ishin fjalët e pronarit të transmetuara nga Ahmeti.