Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borell ka deklaruar në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së se “zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjeve është rruga e vetme e normalizimit të raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës”, duke nënvizuar se është e domosdoshme ndalimi i tensioneve dhe provokimeve të dyanshme dhe mungesa e konstruktivitetit duhet rregulluar, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Në kohën e njëjtë kur ministrat e BE-së dhe shefat e diplomacive të vendeve të Ballkanit mbanin takim, në Prishtinë mbahet stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23” në të cilën marrin pjesë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sekretari i shtetit në Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Nemanja Staroviç ka theksuar se “kjo stërvitje është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-sl dhe nga Serbia e as nga KFOR-i nuk është kërkuar leje për mbajtjen e saj”.
Nikola Shainoviç ish-kryeministri dhe nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë rreth kësaj çështje u prononcuar për programin e mëngjesit në TV Kurir, jz theksoi se stërvitje tregon qëllimin e pranisë amerikane në Kosovë dhe strategjinë për zbarkimin e shpejtë të forcave në një mjedis miqësor si konsiderohen shqiptarët.
Në pyetjen si komenton pranin e kaq shumë trupave bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së: “Kjo stërvitje masovike tregon synimin e pranisë amerikane në Kosovës, qëllimin strategjik që forca të shumta të sillet në këtë pjesë që është prapavija e luftërave lindore”.
Shpesh shtoi ai kam pyetur pas luftës ku mund të jetë një bazë e tillë, “kam pritur të vendoset në aeroportin e Prishtinës, nuk e kisha të qartë pse e dërguan në Ferizaj, pastaj ndërtuan autostradën dhe rrugën deri Tetovë dhe lidhen edhe me Shkupin, ashtu që Bondstill të ndodhet mes dy aeroporteve, ku mund të vendosen 10 mijë ushtarë dhe pranohen 25 mijë tjerë”.
“Kjo tregon qëllimin ushtarak-strategjik të NATO-së dhe pse kaq shumë kujdesen për Kosovën. Sepse si askund në Evropë, mundet kaq shpejt të koncentrohen kaq shumë forca ushtarake. Mundësi tillë ka vetëm Durrësi në Shqipëri, po ajo zonë është e rrethuar me male dhe nuk është e përshtatshme për operacione ushtarake. Kosova sipas tyre është ‘mjedis miqësor” me shqiptar dhe këtu shoh strategjinë e madhe të NATO-së”, tha Shainoviç.