Sot varroset 18-vjeçari, Admir Hoti, i cili para dy javësh humbi jetën aksidentalisht në Itali.
Varrimi bëhet në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
”Sot varroset 18 -vjeçari, Admir Hoti, i cili para dy javësh humbi jetën aksidentalisht në Itali. Varrimi bëhet në fshatin Ratkoc tē Rahovecit”, thuhet në njoftim.
Me fjalë prekëse për vdekjen e Admirit shkruan edhe një i afërm i tij i cili thotë se e kanë pritur me gëzim të vijë nga Italia.
“Ad, t’kemi prit me ardh verës e me ja shtu jeshinë Lagjes, me i mbledh shokët, e m’u çmallë, m’i kujtu vitët që latë pas. Ah, jo kaç herët bre Ad, jo n’pranverën ma të bukur të jetës tânde! U prehtë në paqe shpirti Yt i bardhë Admir”.