Drashkoviç “kryqëzon” Vuçiqin, po bën politikë si Millosheviqi

Lajme

Drashkoviç “kryqëzon” Vuçiqin, po bën politikë si Millosheviqi

Nga: F. B. Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:26
Vuk Drashkoviq

Tubimi i paralajmëruar nga Vuçiq si “tubimi më i madh i mbajtur në Serbi” është vetëm vazhdim i praktikës së kundër-tubimeve, ato i ka “patentuar” ish lideri socialist dhe presidenti i SRJ edhe Serbisë Millosheviq, andaj unë shoh shumë ngjashmëri me tubimin e para 27 vjetëve të Millosheviqi me këtë të Vuçiq, ka deklaruar Vuk Drashkoviq për “Danas”, transmetojnë “Nova”, dhe “Bota Sot”.

Tubimi do jetë revoltë e qytetarëve kundër dhunës, si paralajmëroi edhe fjalimin, por opozita kërkon kokën e tij.

“Nuk jap mandatin, disave që me urdhër nga jashtë duan qeveri kalimtare, këtij vendi duhet kthyer besimi i popullit, tubimi është ftuar për mbrojtjen e vlerave liridashëse para vendimeve të rënda dhe kundërshtimin e opozitës që me dhunë do të marr pushtetin dhe vendos trazira” ka thënë Vuçiq.

Drashkoviq dikur drejtues i opozitës kur Millosheviq organizoi kundër tubim, konsideron se vendimi i pushtetit për tubim është i gabuar “Nxitës të vendimit për tubim janë shërbimet motra informative nga lindja dhe ideologët e tyre. Qëllimi është më shumë se i rrezikshëm, Serbia po konfrontohet me Evropësn, Amerikën dhe aleancën e NATO-së, që të provokohen konflikte në Kosovë dhe BeH dhe kombi po izolohet nga ardhmëria e vetë evropiane” tha Drashkoviq.

“Shërbimet e njëjta me 24 dhjetor 1996 donin luftë qytetare në Serbi në datën e njëjtë në vendin e njëjtë koalicioni “së bashku” mbajti tubim, Millosheviqi organizoi kundër tubim solli njerëz me autobus nga gjithë vendi, por u evitua tragjedia, ndonëse u vra Pegja Starçeviç, e u godit në Kokë Ivica Lazoviç, janë kujtime të dhembshme” kujton Drashkoviq.

Pas 27 vjetëve të kundër tubimit të Millosheviqit, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar fare por vetëm po freskohet me politikën e tij “ata që dikur kanë blerë byrek për Millosheviqin” sot janë në pushtet dhe sundojnë me metodat e njëjta të presidentit të vdekur.

Çdo gjë është e njëjtë veç Slloba nuk është, edhe sot me qejf a force sillen njerëz në tubim për të qenë dekor i sunduesit, dallimi i vetëm se nuk do ketë brohoritje “Sllobo të duam”.

Dallimi mes tubimit të Millosheviq dhe këtij të Vuçiq është se ish presidenti vetëm pas tubimit pranoi bisedën me opozitën, ndërsa ky aktual jep shenja për bisedë me ta.

“Pa marr parasysh se ne jemi gati për bisedime për të gjitha temat duhet hap debat, që nga mediet, programet, pjesëmarrja e policisë, dorëheqjet e funksionarëve dhe tjerat duhen shtrohen në Kuvend. Por asgjë nga këto nuk do mjaftoj, qëllimi i tyre është marrja e pushtetit me dhunë dhe vendosja a kaosit dhe trazirave”, ka akuzuar Vuçiq para tubimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat