Dhjetëra autobusë u nisën pas mesnate nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e Veriut për në Beograd, kryesisht me punonjës të institucioneve publike, të financuar nga Republika e Serbisë.
Ata do të marrin pjesë në një protestë të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten në Beograd.
Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.
Ndërkaq, një grup tjetër i përbërë prej 13 të rinjsh serbë nga vendbanime të ndryshme të Kosovës, ditë më parë është nisur në këmbë drejt Beogradit dhe mbrëmë janë pritur nga Vuçiq.