Situata në veri është e qetë – Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në ndërtesat e komunave, ky është reagimi i Drecun

Lajme

Situata në veri është e qetë – Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në ndërtesat e komunave, ky është reagimi i Drecun

Nga: F. B. Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:01
Pamje nga veriu

Në veri të Kosovës, pas konfliktit të djeshëm mes qytetarëve serbë edhe Policisës së Kosovës, aktualisht situata është e qetë, konfirmohet se në ato ngjarje janë lënduar disa persona, ndërsa në ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç vazhdon qëndrimi i policisë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

RTS shkruan se diplomatët e huaj kanë kërkuar që Prishtina të ndaloj aksionin, ndërsa në ndërtesat komunale për disa orë kanë qëndruar kryetarët e zgjedhur në këto komuna, Beogradi zyrtar ka njoftuar se sot do të mbaj mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do marr pjesë edhe Vuçiq.

Drecun: Synimi i Kurtit ishte provokimi ndaj popullit serb

Kreu i Këshillit për Kosovën i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun deklaroi për RTS se kryeministri Kurti me qëllim zgjodhi incidentet në veri në ditën e tubimit popullor në Beograd, për të provokuar popullin serb.

"Përgatitjet ishin me muaj përpara dhe ishte vetëm çështje dite kur mund të ndodhë, unë kam tërheq vërejtjen për këtë”, tha Drecun.

Sipas tij këto incidente janë “kufiri i fundit” i Kurtit, sepse tejkalimi i kësaj rezulton me pasoja të rrezikshme.

"Pasoja e parë është konflikti i hapur me popullin serb, së dyti ndërprerja e dialogut që tash është e pakuptimtë të flitet”, tha ai.

Drecun shtoi se dhunën e Prishtinës mund ta evitojnë ShBA dhe vendet e Kuintit, por edhe KFOR dhe EULEX, që ishin në dijeni çka po përgatitet dhe nuk mbrojtën popullin e paarmatosur.

Beogradi po ndërmerr aksione diplomatike që nuk është lehtë të kuptohen, si ngritja e gatishmërisë ushtarake, për të ndal përndjekjen e njerëzve nga Kurti.

"Vendosja e forcave tona në vijën administrative është vërejtja më e madhe, këto janë hapa të njëanshëm dhe të dhunshëm të Prishtinës”, tha Drecun.

Policia e Kosovës po qëndron edhe më tutje në ndërtesat komunale

Policia e Kosovës e cila dje ka hyr në ndërtesat e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç edhe më tutje ndodhet në të tri këto objekte, shkruan RST.

Në këto ndërtesa për disa orë kanë qëndruar edhe kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga serbët dhe që i konsiderojnë të zgjedhurit si jo legjitim.

Në kalimet në Jarinje edhe Bernjak njoftohet se nuk ka kolona apo bllokim, nuk ka pritje për kalim, ndërsa kamionët me pesha të rënda dhe ata të udhëtarëve po zhvillohen pa problem njofton RTS.

Tollovi ka pasur mbrëmë natën gjatë kthimit të qytetarëve të Kosovës nga tubimi në Beograd, sot kamionët e peshave po lejohen të kalojnë pasi dje ishin ndaluar nga Policia e Kosovës për çështje sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat