“Kërset shuplaka”, përleshje në mes serbëve në Zubin Potok - publikohen pamjet

Lajme

“Kërset shuplaka”, përleshje në mes serbëve në Zubin Potok - publikohen pamjet

Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:21
Pamje nga veriu

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar.

Protestuesit serbë në Zveçan nuk po i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.

Madje, në disa pamje të publikuara shihen disa serbë duke u përplasur fizikisht.

Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish - mes tyre edhe me maska.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat