Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka drekuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe shefin e misionit të OSBE-së atje, Jan Braathu.
Kamberi dhe dy diplomatët folën rreth pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Deputeti shqiptar tha se pozita e vështirë kërkon masa urgjente.
Shaip Kamberi theksoi se shqiptarët po neglizohen.
“Falenderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, tha Kamberi.