Në kuadër të punimeve të Samitit për Siguri që po mbahet në Moldavi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në videon që po qarkullon në internet shihet se takimi ishte jo formal dhe në një atmosferë shumë miqësore.
Përndryshe, Republika e Kosovës është ndër vendet e para që iu bashkua aleancës Euro-Amerikane në përkrahje të Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ky pozicion i Kosovës, sot u shfaq edhe me renditjen e uljes në tavolinë ku Presidentja Osmani ishte krah për krah me Macron dhe kancelarin Scholz përballë Zelenskyt ndërkaq Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq ishte “shpërblyer” me një ulëse anash të tryezës.