Deputeti i Lëvizjes Dveri Ivan Kostiç deklaroi se “populli serb në Kosovë gjithnjë e më shumë po humb besimin në pushtetin aktual të SNS dhe presidentit të Serbisë, këtë ai e tha për gazetarë në Kuvend, ku shtoi se “secilën herë që Vuçiç del para opinionit me “fitore” në bisedime faktikisht është përkeqësuar gjendja e serbëve atje, që kulmoi me marrjen e ndërtesave komunale”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
Ai njoftoi se delegacioni i këtij subjekti ka zhvilluar vizitë në komunat Leposaviç dhe Graçanicë sikurse edhe në protestën e Leposaviç para objektit komunal dhe kanë vërejtur pakënaqësi të madhe të popullit ndaj përfaqësuesve të Listës Serbe.
"Populli po sheh se gjërat nuk po shkojnë në rrjedhën e mirë dhe populli më nuk ka entuziazëm dhe besim në pushtetin aktual në Serbi. Natyrisht, ata nuk duan të rebelohen dhe reagojnë në masën që shikuam para disa dite, kur njëri nga protestuesit goditi flakreshë nj përfaqësues të LS dhe përfaqësuesit e LS nuk mund të i flasin përralla më popullit, sepse populli po sheh se gjërat nuk po shkojnë mirë” tha Kostiç.
Nga biseda me njerëz në Leposaviç mund të konkludohet se ekziston dyshim se situata aktuale në veri është “marrëveshje mes përfaqësuesve të vendeve të Kuintit, Kurtit dhe Vuçiçit dhe se veriu po përgatitet të dorëzohet përfaqësuesve të NATO-së dhe KFOR-it”.
"Pjesëtarët e KFOR-it kanë marr komunat në veri dhe me këtë ia kanë bërë të ditur Beogradit edhe Prishtinës se ata tash kontrollojnë veriun dhe do jetë një distrikt nën kontrollin e trupave të NATO-së, si është Brçko n BeH”, tha deputeti i Dveri.
Ai nënvizoi se edhe më tutje po kërkojnë mbledhje rreth Kosovës në Kuvendin e Serbisë, kthimin e bisedimeve në KS të OKB-së, ku Serbia ka mbështetje nga Rusia dhe Kina.
"Të gjithë e thonë se Rusia mbrojtës i serbëve në Ballkan, të gjithë e shohin se Kina edhe Rusia mund të ndryshojnë disa gjëra në lidhje me de-shkallëzimin e konfliktit në Kosovë. Ve[tm presidenti vuçiç këtë nuk po e sheh, që edhe më tutje insiston në bisedime me përfaqësues nga Kuinti, aleanca NATO dhe BE", tha Kostiç.
Mes popullit serb në Kosovë mbretëron një mosbesim shumë të madh në raport me qeverinë e Serbisë dhe presidentin Vuçiç dhe vlerësoi se politika që aktualisht bënë Serbia është e gabueshme dhe duhet të ndryshohet nga themeli.