Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu tha se nuk duhet të mendojmë se ushtria serbe në kufi me Kosovën është zero.
Ai tha se Serbia është një nga vendet e rajonit Ballkanik që ka investuar më shumë në ushtri dhe se nuk dihet se ç’pasoja mund të kemi nga provokime të kësaj ushtrie.
Mediu tha gjithashtu se është e domosdoshme që krerët e Shqipërisë dhe Kosovës, të ulen e të bisedojnë pasi sipas tij në situata të tilla nuk kërcënohet vetëm Kosova, por për një konflikt në rajonin e Ballkanit.
“Pesha e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është zero, njësoj si ushtria Meksikane në kufirim me Amerikën, është një krahasim, i cili në veprim konkret çdo provokim që vjen nga ushtria serbe ne nuk e dimë se ku e ka pasojën.
Ky është një lloj ngacmimi. Ore ushtria serbe nuk është zero. Nga pikëpamja e forcimit të ushtrisë, Serbia është vendi që investon më shumë se çdo shtet tjetër në rajonin e Ballkanit, i vetmi vend që e konkurron nga kapacitetet ushtarake është Kroacia. Ne mund të bëjmë insituata sa të duam.
Unë mendoj se Rama duhet të ulet me Kurtin, kryeministri shqiptar duhet të ulet me kryeministrin e Kosovës, po ashtu edhe presidenti Begaj me presidenten Osmani. Pastaj në një qëndrim të përbashkët duhet të ulen edhe me Vuçiç. Duhet të ketë takime institucionale sepse në situata të tilla nuk kërcënohet vetëm Kosova, por për një konflikt në rajonin e Ballkanit”,-tha Fatmir Mediu.