Kërcënohet nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit

Lajme

Kërcënohet nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:54
Dragana Miletiq

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, ka raportuar në Polici se është kërcënuar.

Ajo ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës ndërsa ende nuk është hapur rast pasi që Miletiq rastin sapo e ka raportuar.

KALLXO mëson se e njëjta ka marrë disa mesazhe kërcënuese.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat