Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po zhvillohet ndeshja e barazhit ndërmjet Ferizaj dhe Lirisë, pjesa e dytë ka nisur me spektakël edhe në tirbuna nga tifozeritë e të dy skuadrave.
“Ujqërit” e Ferizaj” dhe “Arpagjiktë” e Lirisë kanë shpalosur mesazhe mbështetëse për Veriun e Kosovës që në ditët e fundit po përshkruhet nga një situatë e tensionuar.
Tifozët e Lirisë shpalosën banerin me shkrimin “Veriu e Jugu, të dy janë tonat”, ndërsa ata të Ferizajt kishin mesazhin: “Kjo tokë nuk duron asgjë tjetër përveç këmbës së shqiptarit”.
Rezultati i ndeshjes ndërkohë është i barabartë, 0-0.