Vetura “Inteligjente” e Policisë së Kosovës për dy ditë identifikon 38 automjete të paregjistruara

Lajme

Vetura “Inteligjente” e Policisë së Kosovës për dy ditë identifikon 38 automjete të paregjistruara

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësiti Rajonal i Trafiku rrugor me veturën “Inteligjente”, kanë arritur që për dy ditë të identifikojnë 38 vetura të paregjistruara.

Policia e Kosovës njofton, se në veturën “Inteligjente” është instaluar sistemi i identifikimit automatikisht të veturave të paregjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë e që identifikohen edhe kur janë në lëvizje.

Siç thuhet në njoftim, policia ka hasur në automjete të paregjistruara që nga viti 2012.

Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat