Shtensionimi i veriut të Kosovës dhe Asociacioni, ambasadori i Gjermanisë me kërkesë për Kurtin

Lajme

Shtensionimi i veriut të Kosovës dhe Asociacioni, ambasadori i Gjermanisë me kërkesë për Kurtin

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:28
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.

E kërkesat e BE-së janë, shtensionimi i situatës në veri të Kosovës dhe nisja e punimeve për implementimin e Asocoacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu tha ambasadori gjerman, Rhode teksa komentoi takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.

”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. Olivier Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/BE-së . Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat