Gazetari shqiptar: Në Kosovë duan më shumë Berishën! Rama vjen nga partia e Enver Hoxhës

Lajme

Gazetari shqiptar: Në Kosovë duan më shumë Berishën! Rama vjen nga partia e Enver Hoxhës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 08:21
Sali Berisha dhe Edi Rama

Gazetari Robert Papa tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët e Kosovës janë më të afeksionuar me ish-kryeministrin Sali Berisha se sa me kryeministrin aktual Edi Rama.

Kjo, sipas tij lidhet me trashëgiminë e partisë që përfaqëson Rama, i cili shihet si pasues i partisë së Enver Hoxhës.

Papa u shpreh se në këtë moment të vështirë për Kurtin, ai nuk duhet të sulmohet nga shteti amë, edhe nëse është fajtor.

“Duam s’duam Kosova me Shqipërinë, dihet kur shkonte Berisha si e prisnin në Kosovë, s’i kanë pasur qejf këta të PS. Rama u afrua me Thaçin. Nuk ka ngjitur Rama atje, është vazhduesi i një partie që Kosovën e ka shitur që në ’41. Për një shqiptar të Kosovës nuk shihet dot dikush që është vazhduesi i Enver Hoxhës. Në këtë moment të vështirë për Kurtin nuk është e ndershme që nga shteti amë të ketë thika ndaj tij, edhe sikur të jetë tërësisht fajtor, në fund të fundit është shqiptar”, tha Papa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat