Lutfiu: Në Serbi ka thirrje që shqiptarët të nxirren nga komunat

Lajme

Lutfiu: Në Serbi ka thirrje që shqiptarët të nxirren nga komunat

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:51
Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu ka deklaruar se kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, janë të hiperbolizuara.

Sipas tij, kjo nuk është forma më e mirë për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Situata e tensionuar në veri, siç thotë ai, ka ndikuar në Luginë të Preshevës, ku bëhet thirrje që të largohen shqiptarët nga komunat në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Lutfiu, shpreson që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve dhe marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thekson se shqiptarët në këto tri komuna janë të shqetësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat