Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.
Sipas MPB-së raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.
“Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/12/auto_jan1686582714.jpg)
I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.