Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.
Abazoviq tha se nuk i pëlqen mosdakordimi i Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.
“Nuk më pëlqen se si ka ardhur deri në një diskordim mesazhi, diskordim komunikimi ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Qeverisë. Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.
Mes tjerash ai foli edhe për qasjen e Serbisë në këtë situatë në veri.
“Ishte komplikuar situate politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka konvenuar qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet"-tha ai.