Ministri për Infrastrukturë, Liburn Aliu në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit.
Atje ka qëndruar rreth gjysmë ore, pas së cilës është larguar nga Leposaviqi.
Atje ishin një numër i vogël protestuesish të mbledhur.
Aliu ka hyrë atje për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili ka 16 ditë që nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.