Në ditën kur Serbia kidnapoi policët e Kosovës, ky është veprimi i Vuçiqit

Lajme

Në ditën kur Serbia kidnapoi policët e Kosovës, ky është veprimi i Vuçiqit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:25
Foto nga takimi

Në ditën kur forcat serbe në mënyrë ilegale kanë kidnapuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës në brendi të territorit në veri të vendit, Aleksandar Vuciq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Sipas raportimeve, Vuciq këtë takim e ka zhvilluar brenda Ambasadës së Federatës së Rusisë në Beograd.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq si dhe ambasadorja e Kinës në Serbi, Chen Bo.

Sot, tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat