Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar propagandën e vartësit të tij, Petar Petkoviq.
Në një paraqitje në televizionin publik serb, Vuçiq ka thënë se “arrestimi” ka ndodhur 1.8 kilometra larg kufirit.
Madje, ai shtoi se policët nuk kishin çfarë të kërkonin në zonën Tresava – Batnjik pa miratimin e KFOR-it.
Veç kësaj, ai totalisht në shpërputhje me atë që shihet në video, tha se policët kishin tyta të gjata.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).