Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius,
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 24 gradë Celsius.
Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton IHMK.