Kjo ditë u shpall unanimisht nga të gjitha 176 shtetet Anëtare të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë në shkurt 2015.
Kjo ditë është njohur nga qeveritë, rregullatorët, institucionet financiare dhe organet e zhvillimit.
Remitancat vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për familjet kosovare.
Falë kontributit të pandërprerë të mërgimtarëve tanë, ata kanë ndihmuar familjet e tyre në vendlindje, duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Brenda vitit, mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në shumë vende të botës, dërgojnë në Kosovë rreth 1 miliard euro.