Serbët e Kosovës planifikojnë që vetë të nisin formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka shkruar “Blic”, duke shtuar se në periudhën e ardhshme ata planifikojnë një Kuvend të madh të popullit serb në Kosovë dhe të shpallin asociacionin dhe vendosin organet e saj, ka thënë një burim i serbëve në veri, transmeton “Bota sot”.
"Plani është që së shpejti të nis formimi i asociacionit të komunave dhe organeve të saj, ndërkohë që kryetar i parë i asociacionit do propozohet ish kryetari i komunës së Zveçanit dhe doktori i njohur Dragisha Miloviç", kanë thënë “Blic” burime nga veriu.
Mësohet se selia e asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë në Mitrovicë.
Në këtë vendim sipas këtij burimi ka ndikuar situata dhe gjendja e krijuar, rritja e dhunës, arrestimeve dhe ndërhyrjet e policisë në veri.
"Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar para më shumë se 10 viteve dhe 3700 ditëve dhe nuk po zbatohet për formimin e asociacionit dhe pas asaj që po duron popullata duket qartë se nuk duan ta formojnë as pushteti në Prishtinë as bashkësia ndërkombëtare, prandaj do ta bëjmë vetë”, ka deklaruar ky burim.
Situata dhe skenat aktuale dhe dhuna e terrori ndaj serbëve sipas “Blic” krahas protestave parashihen edhe aksione të mos dëgjimit qytetar, ndërkohë që gazeta ka listuar edhe organet që do ketë asociacioni!
"Blic" mëson se strukturën e asociacionit do ta përbëjnë këto organe:
- Kuvendin si trupi më i lartë nga përfaqësues që emëron secili kuvend komunal nga asamblistët t zgjedhur.
- Kryetari përfaqëson asociacionin dhe atij i ndihmon nënkryetari, ata zgjidhen nga Kuvendi dhe radhët e asamblistëve nga komunat anëtare.
- Këshilli që përbëhet nga 30 anëtarë nga banorët e komunave anëtare, përfshirë kryetarët e komunave anëtare.
- Këshilli që përbëhet nga 7 anëtar që zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e kryetarëve dhe banorëve nga komunat anëtare.
- Administrata ne krye me shefin e administratës dhe
- Zyrës për ankesa që do ketë mandat shqyrtimin e ankesave në lidhje me qëllimet.