Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Rastet janë raportuar në: Podujevë, Istog dhe Malishevë.
RASTET:
Podujevë 18.06.2023 – 09:00.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike në vazhdimësi ndaj tij si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti nën hetime.
Istog 18.06.2023 – 22:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 18.06.2023 – 12:35.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Viktimës për shkak të shqetësimeve i është ofruar tretman mjekësor, dhe pastaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.