30-ditë paraburgim për serbin, Dalibor Spasic, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Lajme

30-ditë paraburgim për serbin, Dalibor Spasic, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:51
Sulmet ndaj gazetareve

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Jarinjë, Dalibor Spasic i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Në anën tjetër, burime të  medias  bëjnë me dije se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Në tre ditët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tre serb të dyshuar për sulmet brutale ndaj gazetarëve ne veri të vendit.

Ministri Sveçla ka thënë se Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë dhe sipas tij, nuk do të lejojnë me asnjë çmim të sulmojnë qytetarët, të frikësojnë raportimin e gazetarëve dhe të cenojnë rendin kushtetues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat