Protestuesit në Graçanicë tashmë janë shpërndarë, rruga Graçanicë-Prishtinë është liruar për qarkullim.
Policia e Kosovës të mërkurën e ka konfirmuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Por, pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.
Ata kërkuan lirimin e të arrestuarit.
Më poshtë keni edhe një video e cila është postuar në rrjete sociale, ku shihen qytetarë serbë të cilët shtyhen me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.