Presidenti amerikan Joe Biden ka vazhduar për një vit masat e sanksioneve që ndërlidhen me Ballkan që janë vendosur për herë të parë në vitin 2001, ku parashihen masa ndaj individëve që kërcënojnë paqen edhe demokracinë, kështu vazhdohen masat edhe ndaj Radoiçiç dhe Veselinoviç.
Hapat e njerëzve që kërcënojnë paqen dhe minojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, përfshirë akte terrori e dhune, obstruksion dhe pengesë në përparimin e demokracisë efikase dhe integrimin në strukturat euro-atlantike, edhe me tutje vazhdojnë të jenë kërcënim për sigurinë kombëtare, thuhet ndër tjera në njoftimin e Biden dërguar Kongresit.
Kështu ndalesat dhe sanksionet zgjaten edhe për një vit, njofton VoA lidhur me vendimin e vitit 2021.
Në listëm e sanksioneve ndodhen edhe ndërmarrësit dhe politikanët serb nga Kosova, vëllezërit Zheljko dhe Zvonko Veselinoviç si dhe Milan Radoiçiç që nga dhjetori 2021 bazuar në urdhëresën e Bidenit, ndërkohë që nën sanksione nga 2017 ndodhet edhe politikani serb nga Beh Milorad Dodik.
Sanksionet nënkuptojnë ndalimin e hyrjes në ShBA dhe ngrirjen e pasurisë dhe financave në atë territor dhe bankat e institucionet tjera amerikane në botë.
Ndërkohë që qytetarëve amerikan ju ndalohet pjesëmarrja në afarizmin dhe transaksionet me personat e përfolur dhe sanksionuar.