Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Kelmendi tha se “ata e kanë fuqinë e pushtetit, e ne e kemi pushtetin e fjalës”, teksa vazhdoi duke thënë se “ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, ne i kemi mikrofonët për të informuar”.
“Nuk do t’i lëmë, nuk do t’ia dalin”, shkroi Kelmendi.
Postimi i plotë:
Ata e kanë fuqinë e pushtetit,
Ne e kemi pushtetin e fjalës!
Ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar,
Ne i kemi mikrofonët për të informuar!
Nuk do t’i lëmë,
Nuk do t’ia dalin!
#betejaemedias