Mediet serbe thonë se Kurti lëshoi pe

Lajme

Mediet serbe thonë se Kurti lëshoi pe

Nga: F. B. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:12
Albin Kurti

Mediet serbe kanë shkruar se kryeministri Albin Kurti ka lëshuar pe lidhur me zgjedhjet dhe uljen e pranisë së policëve në ndërtesa, pasi dalja në zgjedhje ishte e vogël dhe kupton se nuk është legjitimiteti i plotë, por citojnë kryeministrin Kurti të ketë deklaruar se “Serbia ka pranuar marrëveshjen tash u pendua dhe pengon zbatimin”.

Kurti po ashtu ka thanë se veprimet e policisë në veri janë reagime ndaj situatës dhe nuk janë aksione.

“Nga ana tjetër ne duhet të gjejmë zgjidhje juridike në situatën dhe jo të punojmë jashtë ligjit. Ka mundësi përmes peticionit të kërkohet ndërprerja e mandatit për kryetraët. Jam i gatshëm të ndihmoj në këtë, por nuk mundemi me diktat të veprojmë ndaj tyre dhe me zgjidhje joligjore që do krijonte probleme shtesë” ka thënë Kurti para gazetarëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Veprimet e policisë në veri janë reagim ndaj ekstremistëve të dhunshëm atje dhe assesi aksione si vlerësohen”, ka thënë Kurti.

"Grupet kriminale sulmojnë KFOR-in, policinë, gazetarët, së pari duhet të heqim qafe elementët kriminal, pastaj kam premtuar se do ulet prania e policisë sonë në ndërtesa komunale”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se normalizimi i raporteve duhet të ndodhë përmes zbatimit të marrëveshjes bazë.

"Kam përshtypje se Serbia i ka thënë po marrëveshjes, e tahs u pendua dhe pengon zbatimin e saj. Duhet të përmbushim sa më parë marrëveshjen dhe Kosova të ketë raporte normale me Serbinë. BE dhe Brukseli janë vendi ku duhet të zgjidhim problemet, por për këtë duhet më shumë energji, seriozitet dhe insistim", ka thënë Kurti në Bruksel shkruan “B92”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat