Policia arreston një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Lajme

Policia arreston një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërët të ditur se ka arrestuar edhe një të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj KFOR-it.

Policia ka sqaruar se i dyshuari  që është arrestuar sot me inicialet N. O., njihet me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

Sipas policisë ai i dyshohet për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare - KFOR-it.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare - KFOR-it”, njofton PK.

 Arrestimi i të njëjtit dhe shoqërimi në stacion policor sipas policisë është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 qershor 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 Policia e Kosovës thotë se  do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat