Serbi i arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Verut (N.O) i dyshuar për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR’it është në paraburgim 48 orësh, ndërsa avokati i tij, Nebojsha Vllajiq, thotë se autoritetet kosovare “dyshojnë në të edhe në pjesmarrje në barrikada në veri në dhjetor të vitit të kaluar”. Kështu tha ai në një përgjigje për median serbe “KoSSeV”.
Vllajiq tregonb se i arrestuari gjendet në stacionin policor në Prishtinë ndërsa gjatë ditës së nesërmes do të del para trupit gjykues.
Avokati i serbit të arrestuar tregon se akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me përleshjen e dhunshme në Zveçan më 29 mars por se tashmë ndaj tij dyshohet edhe për pjesëmarrje në barrikada në dhjetor.
“Gjithashtu ai akuzohet se ishte në barrikadat vitin e kaluar në dhjetor”, ka thënë ai.