Mediat serbe ankohen për Njësinë Speciale të Policisë në Zveçan

Lajme

Mediat serbe ankohen për Njësinë Speciale të Policisë në Zveçan

Nga: F.B Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:58
Ilustrim

RTS ka shkruar sot se “Serbët janë shqetësuar me ardhjen e numrit të madhe të pjesëtarëve të njësisë special në Zveçan dhe mos ndalimin e arrestimeve”, por ky edhe mediumet tjera fare nuk kanë përmendur gjetjen dhe konfiskimin nga Policia e Kosovës një arsenal të tërë të armëve pikërisht në atë zonë, thuajse nuk ka ndodhur fare, transmeton “Bota Sot”.

Në Zveçan mbrëmë ka pasur numër të shtuar të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, ku dje u arrestua Nenad Orloviç nga veriu i Mitrovicës dhe të cilit iu caktuar paraburgim prej 48 orë.

RTS njofton edhe lirimin e të arrestuarit të parë me 19 maj të Radosh Petroviç i cili pasi për te është dhënë garanci si dhe protestën në Graçanicë pas arrestimit të Dragisha Milenkoviç i dyshuar për krime po edhe ndalimin e futjes së mallrave serbe në Kosovë

Dje sipas këtij mediumi u arrestua serbi i tetë prej hyrjes në ndërtesa komunale të kryetarëve dhe i është caktuar paraburgim prej 48 orë.

Serbët janë shqetësuar shkruan RTS nga prania e xhipave të njësisë speciale që kanë bllokuar mbrëmë rrugët në Zveçan, që kanë frikësuar serbët se mund të ketë arrestime të reja.

Me këtë rast mediet serbe transmetojnë edhe si shkruajnë shqetësimin e shprehur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Borell rreth situatës në veri.

Ai citohet se ka shkruar në Tviter se "Pas takimeve rreth krizës që u mbajtën në Bruksel, kemi arrestime jashtëgjyqësore të serbëve, marshim të FSK në jug të Mitrovicës dhe retorike shumë të rëndë nga ana e Serbisë- kjo nuk do tolerohet” .

Transportuesit me tabela serbe ende janë në kolonë në pritje në hyrje të kalimeve administrative, ndërsa Prishtina ka lejuar hyrjen vetëm të atyre transportuesve që bartin mallra të jashtme, ndërsa mallrat nga Serbia nuk lejohen, shkruan RTS.

Si ky edhe mediumet tjera, pak ose fare nuk përmendin kontrollin dhe gjetjen e një arsenalit të madh të armëve në afërsi të Zveçanit në një automjet me tabela nga Beogradi, që u publikua nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat