Si u kap i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë – gjithçka që dihet deri tani

Lajme

Si u kap i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë – gjithçka që dihet deri tani

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 07:14
Policia e Kosovës

Mbrëmja ishte e kobshme për familjen Islamaj, pasi vëllezërit Blerimi dhe Haxhiu u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë media ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj.

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.

Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.

E për t’u dorëzuar, i dyshuari kishte një kërkesë ndaj zyrtarëve policor. I dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për t’u trajtuar.

Ndryshe, informatat e para nga organet e rendit ishin se i dyshuari ishte Gjon Gjokaj, por megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.

Gjokaj ka telefonuar Gazetën duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

Përmes linjës direkte, Gjokaj pohoi se me vëllezërit e ndjerë Islamaj, në të kaluarën kishte kontekst pronësor, mirëpo thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e tyre.

“Jo, s’kemi lidhje me rastin se unë jam në Zvicër. Une kom pasë kontekst pronësor me ta. Qysh e mora une lajmin, ata rojat…personat e përfshirë aty ma kanë përmend emrin. Unë jom në Zvicër, s’muj me të thonë kurgjo. Nuk kom lidhje me këtë vrasje”, u shpreh Gjokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat