Drecun tregon cili është qëllimi i Kurtit

Lajme

Drecun tregon cili është qëllimi i Kurtit

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 09:52
Millovan Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun ka deklaruar sot se qëllimi i fundir i kryeministrit Kurti është që serbët në tërësi mos të jetojnë në Kosovë, ndërsa synimi i Prishtinës është përshkallëzimi i mëtejmë i situatës shkruan RTS, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Mënyra e vetme për të qetësuar situatën që në tërësi të tërhiqen njësia speciale nga veriu dhe ndërprerja e arrestimeve.

"Kurti ka krijuar listën prej 350 serbëve që i qaun terrorist dhe hapësira për veprime të popullit serb është ngushtuar. Pas bllokimit të vitit që shkoi është kërkuar që mos të përsëriten ato edhe pse Prishtina vazhdimisht punon në vendosjen e pikave të kontrollit në veri”, tha Drecun.

Sipas tij mandati i KFOR-it është krijimi i mjedisit të sigurt në Kosovë, por vetëm sertbët ju rrezikohen të drejtat, duke shtuar se KFOR nuk reagon ndaj Kurtit dhe hapave të tij me arsyetimin se po vendoset sundimi i ligjit.

"Në të njëjtën kohë ata armatosen kryesisht nga Turqia, që nga fluturaket pa pilot, deri tek armatimi artilerik dhe ata po rriten në ushtri, ne po shohim gjëra që na tërheqin vëretjejn se qëllimi i fundit është okupimi policor-ushtarak i veriut”, tha ai.

Ai shtoi se FSK ka organizuar marshin dhe stërvitjen për ndërhyrje në veri.

Ai thotë se automjeti me armatim e pajisje ishte inskenuar dhe grupi i tifozëve "Veriu" duan të shpallet grup terrorist, duke dashur krahas policës atje të dërgojnë edhe ushtrinë, Kurti po vazhdon përshkallëzimin dhe po shkon drejt konfliktit me popullin serb.

Ndërkohë sipas tij që nga 2013 ende bisedohet edhe pse është nënshkruar themelimin e asociacionit të komunave, që nuk po zbatohet "Nuk shoh se bashkësia ndërkombëtare nuk ndikon në terren dhe nuk kemi pritje të mëdha nga Brukseli”, tha Drecun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat