Gazeta “Alo” ka shkruar se Vojisllav Sheshel ka kumtua lajme jo të mira – “perëndimit i duhet Kurti i tillë çfarë është”, ndërkohë që shtoi se “tash po hamenden me te”, transmeton “Bota Sot”.
Këtë deklaratë kreu i radikalëve serb Sheshel e bëri sot, ndërkohë që konsideron se “Perëndimi nëse dëshiron, mundet në shpejtësi të e zëvendësoj Albin Kurtin”.
“Tash po hamenden çfarë të bëjnë, por iu duhet një Kurti i tillë çfarë është”, tha sot ai për TV Happy.
Kryeradikali Sheshel ka sqaruar se presionet e bashkësisë ndërkombëtare dhe perëndimit nuk janë të intensitetit të njëjtë.
Ai ka theksuar se kryesuesja e Këshillit të Federatës Ruse Valentina Matvijenko ka të drejtë në vlerësimet që ka bërë lidhur me situatën dhe zhvillimet në Serbi.
“Ajo faktikisht është njeriu i dytë më me kompetencë në Rusi dhe fjalët e saj kanë peshë dhe janë të bazuara mirë”, tha radikali serb Sheshel.
Këtë Sheshel e tha duke komentuar deklaratën e kryesueses së Këshillit të Federatës Ruse Matvijenko se “Kohëve të fundit ka parashenja të shumta se perëndimi ka nis aktivitetet në terren për të realizuar një revolucion të ngjyrosur në Serbi”, deklaratë të publikuar në “Sputnjik” Serbia.