22 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

Lajme

22 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 06:01
Sllobodan Millosheviq

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor të vitit 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje - Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe.

Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill të vitit 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar më 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje - Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit të atij viti.

Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Më 22 shkurt, Milloshviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Më 11 mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat