Lista Serbe e quan “provokim” vizitën e Kurtit në veri: Hyri si hajdut, do të na pushtojë

Lajme

Lista Serbe e quan “provokim” vizitën e Kurtit në veri: Hyri si hajdut, do të na pushtojë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:32
Lista Serbe

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në pjesën veriore.

Kurti sot ishte te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Kryeministri Kurti, sipas kësaj partie që dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, hyri në veri si hajdut i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur dhe për më tepër, vizitën e tij e kanë konsideruar si “provokim” në një kohë tensionesh të larta atje.

“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti erdhi në skajet e veriut të Kosovës, më saktësisht në skajin e Mitrovicës Veriore për t’ua treguar ndërmjetësve të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat