“Marre për shtetin e Policinë’’ – Përplasje e ashpër Kërstiq - Gashi: S’jemi shtet policor si Serbia

Lajme

“Marre për shtetin e Policinë’’ – Përplasje e ashpër Kërstiq - Gashi: S’jemi shtet policor si Serbia

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:59
Blerim Gashi dhe Bransilav Kërstiq

Një përplasje fjalësh ka ndodhur në mes komentatorit politik, Blerim Gashi dhe gazetarit serb, Bransilav Kërstiq për aksionet e policës për arrestimin e serbëve të dyshuar për sulme ndaj institucioneve në veri të vendit.

Kërstiq e cilësuar Kosovën si shtet policor, që suspendoi një polic i cili sipas tij shfaqi se si po trajtohen serbët në burgjet e Kosovës, duke iu refuar një video të publikuar të një serbi të arrestuar.

“Ne e kemi pas një polic që e ka bërë një foto të atij njëriu, arrestuar sikur në Gatamala me një maskë që nuk shkon me një shtet që preferon të jetë demokratik. Policia çka ka bë? E ka supsendu atë policin që e ka bë atë foto. Marre për shtet, marre për Policinë, kemi shtet policorë. Në tërë botën ai është sinjalizues që gjërat brenda Policisë s’janë si duhet. Ai s’ka mbyt 12 persona e që duhet trajtuar atë mënyrë. Polici që lajmëroi që kolegët e tij bënë gjëra të tilla u suspendua. Marre për shtet. Marre për Policinë. Në tërë Policinë e botës, ai është për çmim se ka deklaruar se në Policin e shtetit tonë shkojnë gjërat ashtu’, tha ai.

Gashi iu vërsul më fjalë Kërstiqit duke i thënë se nëse do të ishte shtet policor do ta dekoronte këtë polic sikurse Serbia që bënte me gjeneralët që vranin shqiptarë.

‘’Si qenka shtet policore, kur qohet Policia e IPK e qohet e supsendon atë polic që ka bërë veprim të gabueshëm? A nuk dueht me qenë kundër një shtet policor, me dekoru siç ka bërë Serbia me gjenrala ‘’vraj sat ë mundesh shqiptarë e qe edhe nëj yllë’’. Po e supsendoj. Në shtet policer, policia nuk suspendohet, po avancohet. Je pak kontradiktor dhe po të shkon keq propaganda’’, tha Gashi.

Këtu pati një ndërhyrje edhe nga komentatori dhe gazetari, Arben Ahmeti i cili tha se me plotë bindje thotë që serbët e arrestuar nuk janë ankuar për trajtimin e tyre në bugim.

“Më duhet me fol me fakte. Asnjëri prej të arrestuarve, qoftë në komunikim me EULEX-in, Avokatin e Popullit, qoftë më këdo prej institucioneve, nuk janë ankuar në trajtimin që u është bërë brenda stacionit policor apo në procedurë. E them me bindje të plotë që policët tanë nuk bien në provokime të tilla.’’, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat