Policia publikon fotografinë e një gruaje dhe kërkon ndihmë për arrestimin e saj, dyshohet për vjedhje në Skenderaj

Lajme

Policia publikon fotografinë e një gruaje dhe kërkon ndihmë për arrestimin e saj, dyshohet për vjedhje në Skenderaj

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:48
Gruaja

Policia e Kosovës ka publikuar të enjten në llogarinë zyrtare në Facebook fotografinë e një gruaje, si dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e saj.

Sipas njoftimit, e njëjta dyshohet se me 17 shkurt të këtij viti ka kryer vjedhje në Skenderaj.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës.

Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale vjedhje. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë”, thuhet në komunikatën për media.

Informacione për të dyshuarën në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat