Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq ka reaguar pas shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve serbe “Beta” se “Mbrojtja Civile” është shuar në vitin 2013, ndërsa “Brigada e Veriut” nuk ka ekzistuar.
“Mbrojtja civile, e cila kishte të punësuar rreth 350 serbë, u shpërbë në vitin 2013 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit, kur të gjitha institucionet serbe nga veriu i Kosovës u integruan në sistemin e Kosovës.
E ashtuquajtura ‘Brigada e Veriut’ është emërtimi i një organizate që nuk ekziston, kështu që ky vendim i Qeverisë së Kosovës paraqet një formë tjetër të presionit dhe shpalljes së arrestimeve të reja të serbëve të pafajshëm në veri të Kosovës.” – ka thënë ai.