Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen/
Ato kanë diskutuar për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor.
‘’Një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një diskutim për temat aktuale- duke shikuar mekanizmat për deeskalimin e dhunës në Kosovë, planin e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e thellimit të integrimit të Republikës Serbe në Bashkimin Evropian’’- ka shkruar Bërnabiq në rrjetin social ‘’Twitter’’.
Састанак са председницом Европске комисије @vonderleyen и разговор о актуелним темама - сагледавање механизaма за деескалацију насиља на КиМ, план развоја за Западни Балкан као и значај продубљене интеграције Републике Србије у Европску унију. pic.twitter.com/xtWhC6Sa6W
— Aна Брнабић (@SerbianPM) July 4, 2023
Bërnabiq sot u takua edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri.
Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.