Vuçiq viktimizohet para Lajçakut, tregon çka biseduan

Lajme

Vuçiq viktimizohet para Lajçakut, tregon çka biseduan

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:45
Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe mënyrat e deeskalimit në veri.

Vuçiq theksoi në Instagram se edhe një herë e paralajmëroi Lajçakun se populli serb ka qenë i ekspozuar ndaj torturës dhe persekutimit në 15 vitet e fundit.

Kam biseduar me Miroslav Lajçakun për situatën në Kosovë, mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.

I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht për të gjitha këto çështje”, shkruhet në profilin e Vuçiq në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat