Vuçiq përmend Thaçin, Haradinajn e Hotin - ja çka thotë për Kurtin

Lajme

Vuçiq përmend Thaçin, Haradinajn e Hotin - ja çka thotë për Kurtin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 20:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se i njeh pikat e planit franko-gjerman, të propozuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, por se nuk mund të vazhdojë të bëjë më tepër.

“Në tre pikat më të rëndësishme kemi zbatuar dy. Nuk vazhdojmë me të treten se duhet t’i bëjë dhe Kosova. Ne duam paqe, nuk është vetëm deklaratë, është diçka që po punojmë. Si në Tiranë dhe në Prishtinë do ketë prej tyre që e shohin Serbinë si e keqja. Dua që të dini se situata është e vështirë në Serbi lidhur me këtë çështje. Nuk do ju them ju se sa të vështira janë problemet që po përballemi. S’kam pasur problem të takoja Albin Kurtin. Kam folur me Thaçin, Haradinajn, Hotin, jam munduar të gjejmë zgjidhje. Më pyesin kur do ta takoj Albin Kurtin, por as ata që janë më afër tij nuk e dinë,” – u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë, ai shtoi se kanë diskutuar për Open Balkan gjithashtu, ndërsa sqaroi se draftin e propozuar nga Rama për shtensionimin e gjendjes nuk e ka parë.

“Do t’i referohesha marrëveshjes së Brukselit dhe planit franko-gjerman që thotë se asociacioni duhet të krijohet në bazë të marrëveshjeve të firmosura. Nuk kërkojmë më shumë se aq. Asociacioni duhet të formohet, duhet të ishte bërë 10 vite më parë, por nuk ka vullnet për ta bërë,” – u shpreh presidenti serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat